Shkendije Sherifi dekretohet ambasadore e Republikës së Kosovës në Hungari

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu dekretoi sot znj. Shkendije Sherifi Ambasadore të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, me seli në Budapest.

Dekretimi u bë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-004-2009, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Hungarisë si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.