Sejdiu: Evoluim i zhvillimeve pozitive që ka kaluar Kosova

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm Skender Hyseni u kthyen sot nga vizita zyrtare në Uashington, ku nënshkruan dokumentet e pranimit të vendit në institucionet më të rëndësishme financiare ndërkombëtare, Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe në Bankën Botërore (BB).

Në një konferencë me gazetarë, mbajtur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi e vlerësuan vizitën në Uashington dhe nënshkrimin e anëtarësimit të vendit tonë në këto dy institucionet financiare ndërkombëtarë si një vizitë me peshë historike.

“Kjo vizitë e ka peshën e vet historike me arsye të veçantë se Kosova realisht me të gjitha vendet mbështetëse për pranimin e saj në këta dy mekanizma ndërkombëtar ka marrë njëkohësisht një mbështetje sinjifikative duke e cilësuar shumë qartë se anëtarë të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore mund të bëhen vetëm shtetet sovrane”, theksoi Presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, Presidenti Sejdiu tha se ky është një evoluim i zhvillimeve pozitive që ka kaluar Kosova në një vit e gjysmë të pavarësisë dhe i garancive të rëndësishme për vazhdimin e procesit të reformave, lëvizjeve që kanë të bëjnë me proceset integruese dhe me zhvillimin e politikave të mira të demokracisë dhe të ndërtimit të Kosovës si shtet demokratik i të gjithë qytetarëve.

Gjatë vizitës në Uashington, delegacioni i vendit tonë i kryesuar nga Presidenti Sejdiu pati takim edhe me nënsekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms Stajberg nga i cili kan marrë konfirmimin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara për mbështetje...