Republika Çeke vendosi marrëdhënie të plota diplomatike me Republikën e Kosovës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, sot mori një letër nga ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Çeke, z. Karel Schwarzemberg, me të cilën ai e njofton Presidentin Sejdiu për vendosjen e marrëdhënieve të plota diplomatike në mes të Republikës Çeke dhe Republikës së Kosovës.

Njëherësh, ai e informoi Presidentin Sejdiu se detajet lidhur me marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve do të diskutohen në mes të Ministrive të Punëve të Jashtme të dy vendeve respektive.