Presidentja Jahjaga priti anëtarin e Dhomës Përfaqësuese në Parlamentin e Japonisë z. Ryu Shionoya

Presidentja e Republikë së Kosovës Zonja Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim anëtarin e Dhomës Përfaqësuese, kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë z. Ryu Shionoya.

Presidentja Jahjaga e falënderoi z. Shionoya për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
 
Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Japonisë duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, me theks në atë të zhvillimit ekonomik dhe të edukimit.
 
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Parlamentin e Japonisë z. Ryu Shionoya,  vlerësoi të arriturat e Kosovës dhe shprehu përkushtimin për të zgjeruar bashkëpunimin midis dy vendeve në çdo fushë me interes të përbashkët.