Presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite uron Presidentin Thaçi për dhjetë vjetorin e pavarësisë

Presidentja e Republikës së Lituanisë, Dalia Grybauskaite, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë :

I nderuari Z. President,

Ju pëcjellë urimet e mia të sinqerta juve dhe njerëzve të vendit tuaj me rastin e  dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës me urimet më të mira për çdo sukses dhe prosperitet, paqe dhe unitet për vendin tuaj dhe popullin e tij.

Meqë ky vit shënon edhe dhjetëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike në mes të Lituanisë dhe Kosovës, do të doja të shpreh shpresën time të fortë se do të angazhohemi në iniciativa të reja që forcojnë bashkëpunimin dypalësh midis shteteve dhe qytetarëve tanë, si dhe marrëdhënieve në nivel të Bashkimit Evropian që do të kontribuojë në prosperitet dhe siguri më të madhe të të dy shteteve , rajonit dhe të gjithë kontinentit.

Dëshiroj të ripohoj se Lituania do të mbetet një partner i vendit tuaj, duke mbështetur përpjekjet e qytetarëve tuaj për të përmirësuar dhe zhvilluar një dialog gjithëpërfshirës me Bashkimin Evropian dhe shtetet e tij anëtare.

Z. President, edhe një herë ju uroj njerëzve të Kosovës ditën kombëtare dhe dërgoj urimet më të mira për një festim të lumtur të këtij përvjetori.  Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.

Shkëlqesia e Saj Dalia Grybauskaite
Presidente e Republikës së Lituanisë