Presidentit Sejdiu dekretoi ambasadorin e Republikës së Kosovës në Francë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot emërimin e z.Muhamedin Kullashi, ambasador të Republikës së Kosovës në Republikën e Francës, me seli në Paris.

Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-003-2008, të datës 18 qershor 2008, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Francës, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.