Presidentit Sejdiu dekretoi ambasadoren e Republikës së Kosovës në Bullgari

Pas marrjes së pëlqimit nga Republika e Bullgarisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekretoi sot znj. Ariana Zherka - Hoxha, Ambasadore të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, me seli në Sofje.

Dekretimi është bërë në pajtim me nenin 84, pika 10 dhe 25 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial Nr. DMD-001-2009, të datës 10 shkurt 2009, për themelimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Republikën e Bullgarisë, si dhe pas marrjes së pajtimit të shtetit pranues për emërim të Ambasadorit.

Javën e kaluar Presidenti Sejdiu ka dekretuar edhe pesë ambasadorë të rinj të vendit tonë: Avni Spahiu, Uashington (SHBA), Bekim Sejdiu, Ankara (Turqi), Gazmend Pula, Tiranë (Shqipëri), Anton Berisha, Lubjanë (Slloveni) dhe Vilson Mirdita, Berlin (Gjermani).