Presidenti Thaçi udhëton për në Bruksel, nesër takohet me Federica Mogherinin dhe Martin Schulz

Bruksel, 20 qershor 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, ku nesër do të takohet me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini.

I pari i vendit do të pritet edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të tjerë të Bashkimit Evropian.