Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho

Nju Jork, 22 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka takuar mbrëmë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës.

Ai tha se Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.