Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger

Nju Jork, 23 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar mbrëmë Presidentin e Gajanës, David Arthur Granger.

Ai tha se mirëpresim emërimin e Ambasadorit të Kosovës të parë Jo-Rezident në Gajana.

Homologët shprehën interesimin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik, duke përfshirë edhe fushën e minierave, dhe të shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve.

I pari i vendit theksoi se mbështetja e Gajanës për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare është shumë e rëndësishme.

Presidenti Thaçi tha se Gajana mund ta mbështesë Kosovën për t’i bindur shtetet e CARICOM-it që nuk e kanë njohur Kosovën ta pranojnë pavarësinë e saj.

Të dy krerët shtetërorë diskutuan edhe për mundësitë për bashkëpunimin mes dy vendeve në programe të ndryshme arsimore dhe në shkëmbimin e studentëve.