Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev

Nju Jork, 22 shtator 2017 – Presidenti i Republikës sëKosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit falënderoi homolugun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin  euroatlantik të saj.

Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.

“E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.

Presidenti Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar qe ta vizitoj Kosoven.