Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid

Nju Jork, 21 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot, në Nju Jork, edhe Presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

I pari i vendit e falënderoi presidenten Kaljulaid për mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës.

Ai e falënderoi homologen e tij për mbështetjen e Estonisë përmes programeve dhe projekteve të ndryshme në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës, për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, si dhe diskutuan për avancimin e bashkëpunimit në fushën e e-governance për faktin se Estonia njihet për sistem të avancuar në këtë fushë dhe vazhdimisht ka përkrahur Kosovën.