Presidenti Thaçi takoi në Nju Jork Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar

Nju Jork, 21 shtator 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar në Nju Jork me Kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.

Presidenti Thaçi tha se institucionet dhe qyteta​rët e Kosovës i janë falënderues dhe mirënjohës Sllovenisë për ndihmën e jashtëzakonshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, forcimin demokracisë, sigurimin e një të ardhme të sigurt në rrugën euro-atlantike, veçmas në Bashkimin Evropian në NATO.

Kreu i shtetit e falënderoi kryeministrin Cerar për përkushtimin e tij dhe të qeverisë sllovene për ta mbështetur Kosovën në forcimin e pozitës së saj në arenën globale dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.