Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin jo-rezident të Japonisë, Makoto Taketoshi

Prishtinë, 30 gusht 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Japonisë jo-rezident për Kosovën, Makoto Taketoshi.

I pari i vendit tha se ka pasur kënaqësinë për të bashkëpunuar më ambasadorin Taketoshi, duke theksuar se i është mirënjohës popullit dhe shtetit japonez që i kanë qëndruar Kosovës pranë dhe e kanë përkrahur në ditët më të vështira, por edhe sot në ditë më të mira.

Ambasadori i Japonisë jo-rezident për Kosovën, Makoto Taketoshi, është shprehur se do të angazhohet për Kosovën edhe pas kthimit në Tokio, që sa më shumë të dinë për Kosovën dhe për rajonin.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se “po punojmë që të forcojmë edhe më tepër bashkëpunimin në mes dy shteteve tona”.