Presidenti Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet

Prishtinë, 9 shtator 2016 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet.

Kreu i vendit e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e gjithmbarshme të saj dhe të shtetit francez për Kosovën.
 
Ndërkaq, ambasadorja Daviet u shpreh e kënaqur që ka pasur mundësinë të punojë në Kosovë dhe të kontribuojë për avancimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës.
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se Franca mbetet ndër partnerët më të rëndësishëm të Kosovës dhe se bashkëpunimi ndërshtetëror do të thellohet dhe zgjerohet.