Presidenti Thaçi pranon urime për fundvit nga Stoltenberg dhe Tusk

Prishtinë, 28 dhjetor 2017 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar urime të shumta për festat e fundvitit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka uruar presidentin Thaçi për vitin e ri.

“Gjithë të mirat për një vit të ri të lumtur dhe të begatë”, thuhet në urimin e sekretarit Stoltenberg.

Edhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i ka dërguar urim presidentit Thaçi dhe popullit të Kosovës, duke uruar një fillimvit të mbarë.

Presidenti Thaçi ka marrë urime edhe nga homologë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme nga mbarë bota.