Presidenti Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall.

Presidenti Thaçi ka uruar atë për detyrën e re, duke i ofruar mbështetje të plotë në ushtrimin e postit të ambasadores në Kosovë.

“Do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, nga shpallja e pavarësisë, deri te shtet ndërtimi dhe forcimi i subjektivitet ndërkombëtar”, ka theksuar Presidenti.

Presidenti Thaçi ka ofruar ambasadores Stjernvall mbështetje  në forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy shteteve.

Nga ana tjetër, ambasadorja e re e Finlandës, Pia Stjernvall ka thënë se Finlanda do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.

Presidenti Thaçi në fund ka falënderuar ambasadoren për njohjen që Finlanda i ka bërë Kosovës, duke kontribuar kështu në paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe Evropë.