Presidenti Thaçi pranoi kredencialet e ambasadorit të ri të Italisë

Prishtinë, 19 korrik – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri italian në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Piero Cristoforo Sardi.

Presidenti Thaçi i uroi mirëseardhje ambasadorit Sardi, të cilin e përgëzoi për marrjen e detyrës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve të mira me Italinë.
 
Ambasadori i ri italian në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Piero Cristoforo Sardi, presidentin Thaçi e falënderoi për mikpritjen dhe tha se Italia dhe ai do të vazhdojnë ta mbështesin Kosovën në rrugëtimin e saj euroatlantik.
 
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e njoftoi ambasadorin Sardi për të arriturat e Kosovës dhe theksoi se institucionet e Kosovës po punojnë për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare, për fqinjësi të mirë dhe për bashkëpunim rajonal.