Presidenti Thaçi mbajti takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë, 11 maj – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, pas votimit të mosbesimit të Qeverisë në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim, Presidenti ka theksuar se sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, dita kur duhet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme duhet të jetë ditë e diel, dhe jo më herët se 30 ditë nga shpërndarja dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpërndarja e Kuvendit.

“Në përcaktimin e datës së zgjedhjeve duhet të marrim parasysh të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është shprehur i gatshëm të organizojë zgjedhjet dhe të sigurojë mbarëvajtjen e tyre”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi ka thënë se si Kosovë kemi instaluar traditën e organizimit të zgjedhjeve të lira e të suksesshme. Sipas tij, edhe zgjedhjet e ardhshme duhet të dëshmojmë këtë dhe të sigurojmë një proces elektoral të besueshëm dhe të pranueshëm nga të gjithë.

Pas diskutimeve me përfaqësuesit e partive politike dhe duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidenti shumë shpejt do të dekreton datën e zgjedhjeve.