Presidenti Thaci : Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.
 
I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.
 
Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim.