Presidenti Thaçi ia shpreh pakënaqësitë drejtoreshës Eichhorst për vonesat e BE-së ndaj Kosovës

Prishtinë, 28 prill 2017 - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Drejtoreshën për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në BE, Angelina Eichhorst.

Presidenti Thaçi dhe drejtoresha Eichhorst kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për angazhimin e Kosovës në drejtim të integrimit në BE.

Presidenti Thaçi ia shprehu drejtoreshës Eichhorst edhe një herë zhgënjimet për trajtimin jo fer dhe për vonesat krejtësisht të panevojshme të BE-së ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, në kuadër procesit të integrimit në BE.

Përkundër këtyre pengesave, presidenti Thaçi theksoi se Kosova me këmbëngulje do të vazhdojë punën për realizimin e alternativës së vetme – integrimin në strukturat euroatlantike.