Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës u pritën nga çifti presidencial Trump

Nju Jork, 20 shtator – Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.

Presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me presidentin Trump.

Kreu i shtetit e ka falënderuar presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën.

Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit.