Presidenti Thaçi dekoron akademik Idriz Ajetin në 100 vjetorin e lindjes: Jeni Çabej i Kosovës!

Prishtinë, 27 janar 2017 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar akademik Idriz Ajetin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Këtë medalje, presidenti Thaçi ia ka ndarë akademik Idriz Ajetit në 100 vjetorin e lindjes për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës.
 
“Ju që këtë vit po mbushni një shekull, për mua jeni Çabej i Kosovës në fushën e studimeve albanologjike”, ka thënë presidenti Thaçi.
 
“Ju falënderoj për këtë nderim që po ma bëni”, u shpreh akademik Idriz Ajeti.
 
Me veprimtarinë e tij, akademik Idriz Ajeti ka kontribuar shumë edhe në forcimin e identitetit tonë kulturor.