Presidenti Sejdiu vizitoi familjen Kelmendi

Prishtinë, 25 mars 2008- Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu me bashkëpunëtorët e tij, sot në 9-vjetorin e ekzekutimit të avokatit Bajram Kelmendit, me dy bijtë e tij - Kastriotin dhe Kushtrimin, vizitoi familjen Kelmendi, ku u prit nga bashkëshortja e Bajramit dhe nëna e Kastriotit dhe Kushtrimit, zonja Nekibe Kelmendi, si dhe nga bashkfamiljar të tjerë.

Zonja Kelmendi është ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.