Presidenti Sejdiu vizitoi familjen e dëshmorit Ismet Rrahmani

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Ramë Manaj, ka vizituar sot familjen e dëshmorit të kombit Ismet Rrahmani, në fshatin Açarevë të Skenderajt.

Mësimdhënës dhe drejtor në shkollën që tash mban emrin e tij, Ismet Rrahmani ishte veprimtar i shquar në lëvizjen kombëtare për çlirim, ndërsa me të nisur lufta për çlirim, ai iu bashkua asaj dhe ra dëshmor i kombit.