Presidenti Sejdiu vizitoi Brigadën Shumëkombëshe Qendër të KFOR-it në Podujevë

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Guiseppe Emilio Gay, vizituan sot Brigadën Shumëkombëshe Qendër të KFOR-it në Shajkoc të Podujevës.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Guiseppe Emilio Gay, vizituan sot Brigadën Shumëkombëshe Qendër të KFOR-it në Shajkoc të Podujevës.

Mysafirëve mirëseardhje u dëshiroi Gjeneral Brigade Haalonen, Komandant i Brigadës Shumëkombëshe Qendër dhe i Kontingjentit Çek. Pas takimit me trupat e KFOR-it të stacionuara këtu, delegacionit iu prezantuan misionet dhe veprimtaritë që kryhen në zonën e Brigadës Shumëkombëshe Qendër.

Presidenti Sejdiu i falënderoi ushtarët e KFOR-it për përkushtimin e tyre të përditshëm dhe përpjekjet që ata bëjnë për paqen dhe sigurinë në Kosovë në të mirë të të gjitha komuniteteve pa marrë parasysh etninë a religjionin.