Presidenti Sejdiu uroi z.Herman Van Rompuy

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu uroi z.Herman Van Rompuy, me rastin e emërimit të tij në detyrën e Presidentit të parë të përhershëm të Këshillit Evropian. Në urim thuhet:

Shkëlqesisë së tij Herman Van Rompuy
President i Këshillit Evropian
 
I nderuari President Rompuy:


Në emrin tim personal dhe në emër të institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës dua ta përgëzoj Shkëlqesinë e Juaj me rastin e emërimit tuaj President i parë i përhershëm i Këshillit Evropian.
Populli i shtetit më të ri në botë, ai i Republikës së Kosovës, i bashkohet Shkëlqesisë Suaj dhe popujve të Evropës në festimin e kësaj ngjarjeje të madhe, e cila dëshmon qartë përkushtimin e Bashkimit Evropian që të vazhdojë t’i promovojë vlerat dhe parimet e veta.
Republika i Kosovës i ka orientuar të gjitha përpjekjet e saj kah përmbushja e kritereve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ne e kemi mirëpritur propozimin e Komisionit Evropian për zhvillimin e një studimi të fizibilitetit, me të cilin do të vlerësoheshin mjetet e zhvillimit të mëtejmë politikë dhe shoqëroro-ekonomik të Kosovës si dhe do të shqyrtoheshin mënyrat më të mira si Kosova mund të përparojë si pjesë e rajonit drejt integrimit në BE, në kontekst të procesit të stabilizim-asocimit. Kjo qasje dëshmon, edhe njëherë, perspektivën e qartë të Kosovës në Evropë dhe presim me padurim që të bashkëpunojmë me Shkëlqesinë e Juaj drejt realizimit të vizionit të popullit të vendit tim.
Luteni t’i pranoni, Shkëlqesia e Juaj, përgëzimet e mia të përzemërta për emërimin e Juaj në këtë post të rëndësishëm si dhe garancitë e mia për respektin dhe konsideratën time më të thellë për Ju.
                                                           
Sinqerisht,       
 
Dr. Fatmir Sejdiu,
President i Republikës Së Kosovës