PRESIDENTI SEJDIU UROI PRESIDENTIN TOPI

Prishtin????????â?š????«, 27 korrik 2007 Shk????????â?š????«lqesia e Tij Bamir Topi President i Republik????????â?š????«s s????????â?š????« Shqip????????â?š????«ris????????â?š????« Tiran????????â?š????« I dashur President Topi, N????????â?š????« em????????â?š????«r t????????â?š????« popullit dhe t????????â?š????« institucioneve t????????â?š????« Kosov????????â?š????«s ju p????????â?š????«rg????????â?š????«zoj nga zemra p????????â?š????«r zgjedhjen Tuaj President i Shqip????????â?š????«ris????????â?š????«.

Duke njohur veprimtarinë Tuaj politike dhe vlerat në të cilat është mbështetur kjo veprimtari, besoj fuqishëm se nën Presidencën Tuaj Shqipëria do të ketë garantin kushtetues për funksionimin më të mirë të shtetit, për integrimet shqiptare dhe euro-atlantike.

Jam i bindur se shqiptarët janë në kohët më të mira të ekzistencës së vet si komb, pasi kanë kaluar rrugë të vështira gjatë shekullit të kaluar, duke qenë ndonjëherë në zgripc të ekzistencës së vet.

Shqipëria demokratike ka bërë përparime të shkëlqyeshme në rimëkëmbjen e vet pas diktaturës së egër komuniste. Ka ardhur koha që këto përparime të çohen më tej në të mirë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë.


I dashur President,

Kosova është në prag të pavarësisë. Në kohët kur po finalizohet procesi i kahmotshëm i pavarësimit të vendit tonë, presim me besim të plotë që të vazhdoni të jepni kontributin e vyer, të cilin Qeveria e Shqipërisë ia ka dhënë e po ia jep zgjidhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, në përputhje me vullnetin politik të popullit tonë.

Shqipëria dhe Kosova, si vende të pavarura e prosperuese, do të jenë krah për krah në rrugët e integrimeve në strukturat euro-atlantike, në familjen e vlerat perëndimore, ku jetojnë natyrshëm vlerat dhe kultura jonë e vjetër.

Ju përgëzoj, i dashuri Bamir, edhe një herë për zgjedhjen në detyrën e lartë të kreut të shtetit shqiptar, duke Ju uruar shëndet dhe punë të mbarë në shërbim të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Juaji përzemërsisht,

 

Dr. Fatmir Sejdiu

President i Kosovës