PRESIDENTI SEJDIU UROI PRESIDENTIN BUSH

Presidenti i Kosov????????â?š????«s, dr. Fatmir Sejdiu, i d????????â?š????«rgoi nj????????â?š????« telegram urimi Presidentit amerikan George W. Bush, me rastin e 4 Korrikut - Dit????????â?š????«s s????????â?š????« Pavar????????â?š????«sis????????â?š????« s????????â?š????« ShBA-ve. N????????â?š????« k????????â?š????«t????????â?š????« telegram thuhet:

Presidentit të ShBA-ve, George W. Bush

I nderuari Presidenti Bush,

Më lejoni që në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës t’ju uroj Ditën e Pavarësisë së ShBA-ve, 4 Korrikun. Kjo datë ka tejkaluar përmasat e një feste kombëtare amerikane dhe është shndërruar në një kremte universale të botës së qytetëruar e demokratike.
 
Ditëlindja e ShBA-ve, 4 Korriku, është një ditë e shënuar për mbarë botën. Ajo është sinonim i lirisë, i përparimit dhe i shpresës.

Edhe në vendin tim, në Kosovë, Dita e Pavarësisë së ShBA-ve, përjetohet si një ditë e veçantë. Qytetarët e Kosovës e shenojnë me nderim këtë festë, sepse ajo për ta paraqet ditën e lirisë së një vendi mik, i cili, në orët më të liga të historisë së tyre, më 1999, ndërhyri kundër agresionit serb dhe projektit gjenocidal të Millosheviqit për zhbërjen totale të një populli.

Duke j’ua uruar 231-vjetorin e Pavarësisë, ne ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë juve dhe popullit të Amerikës për ndihmën dhe përkrahjen e përhershme dhënë Kosovës. Po ashtu, ne jemi të bindur se mbështetja e mëtejme e ShBA-ve do ta përshpejtojë përmbylljen me sukses të procesit të statusit final të Kosovës, në përputhje të plotë me vullnetin e popullit të Kosovës për shtet sovran dhe të pavarur për të gjithë qytetarët e saj.

Prishtinë, 4 korrik 2007

Sinqerisht juaji,
     
Presidenti i Kosovës,

Dr. Fatmir Sejdiu