Presidenti Sejdiu uroi Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava

Me rastin e muajit të Ramazanit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu i dërgoi një telegram urimi Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, mr. Naim Tërnava. Teksin e këtij telegrami po e japim më poshtë:

I nderuari z. Naim Tërnava,
Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës

Më lejoni që t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në Kosovë tani të gjithë ndihemi më të lumtur, sepse këtë muaj të shenjtë po e presim në Republikën tonë të pavarur dhe sovrane, e cila, edhe me kontributin tuaj e të institucionit që Ju përfaqësoni, Bashkësisë Islame të Kosovës, është pranuar gjerësisht në familjen e kombeve të lira.   
Republika e Kosovës tashmë është njohur nga 46 vende të botës. Ne presim që ky numër të rritet dita-ditës, ndërsa roli Juaj në këtë proces do të jetë tepër i rëndësishëm.

Duke iu dëshiruar shëndet, paqe dhe lumturi, ju lus, z. Kryetar, që t’i pranoni konsideratat e mia më të larta.
               
Presidenti i Republikës së Kosovës,
Dr. Fatmir Sejdiu