Presidenti Sejdiu udhëtoi për vizitë zyrtare në Gjermani

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu udhëtoi sot për vizitë zyrtare në Republikën Federale të Gjermanisë.

Gjatë vizitës, Presidenti Sejdiu do të takohet me Presidentin e Gjermanisë, Horst Kohler, kancelaren Dr. Angela Merkel, kryetarin e Kuvendit të Republikës Federale, dr. Norbert Lammert, ministrin e punëve të Jashtme, dr. Guido Westerwelle dhe me autoritete të tjera të larta të Gjermanisë.