Presidenti Sejdiu u takua me Ban Ki-munin

Prishtin????????â?š????«/Bruksel, 10 korrik 2007- Presidenti i Kosov????????â?š????«s, dr. Fatmir Sejdiu, u takua sot n????????â?š????« Bruksel me Sekretarin e P????????â?š????«rgjithsh????????â?š????«m t????????â?š????« OKB-s????????â?š????«, z. Bank Ki-mun, me t????????â?š????« cilin bisedoi p????????â?š????«r procesin e statusit t????????â?š????« Kosov????????â?š????«s, udh????????â?š????«hequr nga OKB-ja.

Presidenti Sejdiu e çmoi mbështetjen që i ka dhënë Ban Ki-muni Pakos së Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës dhe bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të procesit për nxjerrjen e një rezolute që do të mbështeste rekomandimet e Ahtisarit, duke vlerësuar përpjekjet intensive që po bëhen në Këshillin e Sigurimit.

Presidenti vlerësoi se kjo është rruga më e mirë.

Mirëpo, nëse Rusia vazhdon ta bllokojë procesin në OKB, duhet kërkuar rrugë alternative për realizimin e pavarësisë së Kosovës, tha Presidenti Sejdiu.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha se të angazhohet edhe më tej fuqishëm për të përfunduar sa më shpejt këtë proces.

Po sot në Bruksel, Presidenti Sejdiu u takua me Ministrin e Jashtëm të Belgjikës, z. Karel de Gucht. Duke folur për procesin e ngecur të statusit të Kosovës, Presidenti Sejdiu kërkoi vendosmëri për mbështetje të pakos dhe rekomandimeve të Ahtisarit për pavarësi të Kosovës. Kjo pako është rezultat i negociatave të gjata dhe kompromiseve të mëdha që ka bërë Kosova, prandaj si të tillë e konsiderojmë të mbyllur, tha Presidenti Sejdiu, duke argumentuar kundër ideve dhe tendencave për vazhdim të negociatave të reja, të cilat mund ta diskreditojnë procesin deri në dështim të plotë.

Nesër në mesditë, Presidenti Sejdiu do të takohet me z. Javier Solana, shef i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, kurse pasdite me z. Jose Manuel Barroso, President i Komisionit Evropian.