Presidenti Sejdiu takoi shefin e zyrës italiane në Prishtinë, z. Patrick Mura

Presidenti Sejdiu takoi sot shefin e zyrës ndërlidhëse italiane në Prishtinë, z. Patrick Mura.

Z. Mura fillimisht e uroi Presidentin për rizgjedhjen edhe për një mandat duke i uruar atij dhe gjithë institucioneve të reja shumë suksese në punën e tyre në të mirë të Kosovës dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve.

Ai gjithashtu ia përcolli Presidentit Sejdiu urimet e përzemërta të Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano, Ministrit të Jashtëm Italian, z. Massimo D’Alema, të qeverisë italiane dhe të popullit Italian.

Presidenti Sejdiu falenderoi z. Mura për kontributin e tij personal dhe mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme që Italia i ka dhënë Kosovës dhe pavarësisë së saj.

Ndërkaq, z. Mura rikonfirmoi se Italia gjithnjë do të jetë e gatshme të përkrahë Kosovën si politikisht, ashtu edhe në aspektin ekonomik.