Presidenti Sejdiu takoi Ambasadorin e Hungarisë, z. Zoltan Imec

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot z. Zoltan Imec, Ambasador i Hungarisë, i cili solli letrat kredenciale të emërimit të tij ambasador në vendin tonë.

Me këtë rast, Presidenti Sejdiu ritheksoi përkushtimin e plotë të institucioneve të Republikës së Kosovës për marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Hungarinë në të gjitha fushat e jetës.
 
Edhe Ambasadori Imec pohoi se vendi i tij do angazhohet për thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona, duke theksuar se Hungaria do ta mbështesë pa asnjë rezervë edhe në të ardhmen Republikën e Kosovës.