Presidenti Sejdiu shtroi drekë për fëmijët e fshatit “SOS – Kinderdorf”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Zonja e Parë e vendit Nezafete Sejdiu pritën fëmijët e fshatit “SOS – Kinderdorf”.

Gjatë drekës së  përbashkët me fëmijët, edukatoret dhe mësueset e këtij institucioni Presidenti Sejdiu u interesua për shëndetin  dhe sukseset e tyre në mësime, si dhe u premtoi fëmijëve organizimin e një ekskursioni nëpër Kosovë në pranverë.

Ky takim, është në vazhdën e takimeve tradicionale të Presidentit dhe të Zonjës së Parë me këta fëmijë.