Presidenti Sejdiu shpreh dhembjen e popullit të Kosovës për shpërthimin tragjik afër Tiranës

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, ka biseduar me telefon sot (e shtunë) pasdite me udhëheqësit e Shqipërisë, Presidentin Bamir Topi dhe Kryeministrin Sali Berisha, pas njoftimeve për shpërthimin në bazën ushtarake shqiptare në afërsi të Tiranës.

Presidenti Sejdiu u ka shprehur udhëheqësve shqiptarë dhembjen e popullit të Kosovës për tragjedinë që ka përjetuar sot Shqipëria. Presidenti Sejdiu ka ngushëlluar Topin dhe Berishën për viktimat e kësaj tragjedie, duke uruar që Qeveria dhe populli i Shqipërisë të gjejnë forcat për të përballuar pasojat e tragjedisë.

“Ne jemi pranë jush, pranë popullit të Shqipërisë, në këto çaste të rënda”, ka thënë Presidenti Sejdiu, duke uruar që të plagosurit nga shpërthimi të shërohen sa më shpejt.