Presidenti Sejdiu priti znj.Valdete Idrizi, udhëheqëse e OJQ-së “Community Building Mitrovica”

Presidenti i Republikës se Kosovësë Dr. Fatmir Sejdiu priti sot znj. Valdete Idrizi, udhëheqëse e OJQ-së “Community Building Mitrovica”, e cila qe përfaqësuesja e vetme nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mori çmimin për “Gra të Guximshme” nga Sekretarja e Shtetit, znj. Condoleezza Rice, për rolin e veçantë në integrimin e pakicave në Kosovë dhe në veçanti të komunitetit serb.

Presidenti Sejdiu e përgëzoi znj. Idrizi për çmimin e marrë duke e vlerësuar si tejet të rëndësishëm punën e saj ne kultivimin e raporteve ndëretnike.

Znj. Idrizi ishte pritur nga Presidenti Bush dhe Zonja e Parë Laura Bush, të cilët e inkurajuan atë për punën e mëtutjeshme, që sipas tyre është shembull i mirë për një jetesë të përbashkët në një shoqëri multietnike.