PRESIDENTI SEJDIU PRITI Z.AD MELKERT

Prishtin????????â?š????«, 9 korrik 2007 ? Presidenti i Kosov????????â?š????«s, dr.Fatmir Sejdiu priti z. Ad Melkert, n????????â?š????«nsekretar i p????????â?š????«rgjithsh????????â?š????«m i Kombeve t????????â?š????« Bashkuara, i cili po q????????â?š????«ndron n????????â?š????« vendin ton????????â?š????«.

Në takim u bisedua për statusin, çështjen e angazhimit të vazhdueshëm të Kombeve të bashkuara dhe të UNDP-së në veçanti.

Kosova është storja më e suksesshme e investimit ndërkombëtar, ka ardhur koha që të përmbyllet ky proces si duhet dhe te mos kemi një zgjatje të procesit në forma të bllokimeve dhe pengesave tha Presidenti Sejdiu.

Ka një garancion të fuqishëm se do të vazhdohet me llojin e ndihmave çfarë mund t’i bëjë UNDP-i në Kosovë.
Ne do të jemi partner të një bashkëpunimi të mirë, dhe të shfrytëzimit të kësaj ndihme në mënyrën ma të mirë të mundshme, për të ec përpara.
Kosova ka nevojë që të ketë këtë ndihmë jo vetëm për raste të emergjencës por ka nevojë që të sigurojë bazën e saj të ecjes më tej tha Presidenti.

Ndërsa z. Ad Malkert tha se ai shpreson se vendimi për statusin e Kosovës do të merret sa më shpejtë që të jetë e mundur, dhe vazhdoi :

 “Është e rëndësishme për Kosovën sikurse edhe për rajonin që të mos ketë paqartësi për të ardhmen. Mendoj se i tërë populli i Kosovës e meriton këtë. Ne në Kombet e Bashkuara jemi munduar që të punojmë. Është e qartë që duhet një marrëveshje politike dhe shpresoj që do të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo do të diskutohet në Këshillin e Sigurimit”

”Edhe pas gjërave shumë të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë ne ende mund të krijojmë së bashku të ardhmen dhe unë e di se këtë dëshirë për të përkrahur Kosovën e ka përqafuar gjerësisht komuniteti ndërkombëtar. Për këtë arsye unë jam optimist”, tha në fund z. Melkert.