Presidenti Sejdiu priti z. Slobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale (SLS)

Prishtinë, 19 mars 2008 - Presidenti i Kosovës priti sot në një takim kryetarin e Partisë së Pavarur Liberale (SLS) z. Slobodan Petroviq.

Presidenti Sejdiu i vlerësoi angazhimet e veçanta të zotit Petroviq dhe të partisë së tij, si dhe të partive të tjera të komunitetit serb që marrin pjesë në Parlamentin e Kosovës.

Ai premtoi bashkëpunimin më të mirë të mundshëm të Zyrës së Presidentit dhe theksoi se z. Petroviq është një zë i rëndësishëm  i shprehjes së këtij bashkëpunimi.

Presidenti theksoi se institucionet e Kosovës do të punojnë me përkushtim, me qëllim që të sigurohet një e ardhme prosperuese për të gjithë qytetarët e vendit.