Presidenti Sejdiu priti z. Mustafa Sarniç, shef i Zyrës Turke në Prishtinë

Përfaqësuesi i Zyrës Turke në Prishtinë, z. Mustafa Sarniç i ka përcjellë Presidentit Sejdiu urimet më të përzemërta të Presidentit të Turqisë, z. Abdullah Gul, me rastin e rizgjedhjes në detyrën e Presidentit të Kosovës, siç tha ai, “në këto momente historike nëpër të cilat po kalon Kosova”.

“Turqia është e bindur se bashkëpunimi i ngushtë në gjithë sferat ekonomike, politike dhe kulturore midis saj dhe Kosovës do të vazhdojë të rritet në interes reciprok”, theksoi z. Sarniç. 

Ndërsa, Presidenti Sejdiu, pasi e falënderoi z. Sarniç për angazhimin e vazhdueshëm të Turqisë në çështjen e Kosovës, pohoi bindjen se Turqia edhe më tutje do të vazhdojë mbështetjen e saj për t’i hapur rrugë njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe qasjes së saj integruese në proceset euroatlantike.