Presidenti Sejdiu priti shefin e Zyrës gjermane, z. Karl Albrecht Wokalek

“Procesi i zgjidhjes së statusit duhet të shpejtohet, në mënyrë që të hapet perspektiva e zhvillimit dhe e ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha shefi i Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Karl -Albrecht Wokalek.

Ai, po ashtu, theksoi rëndësinë që palët edhe një herë t’i ofrojnë qasjet e tyre për zgjidhjen e procesit në këto bisedime shtesë, me qëllim që të mundë të vazhdohen proceset e mëtutjeshme të integrimit.
 
Pasi e falënderoi z. Wokalek për angazhimin e Gjermanisë në çështjen e Kosovës, Presidenti Sejdiu ritheksoi tha se Gjermania ka dhënë një ndihmesë të gjithanshme në Kosovë.

Duke folur për angazhimin shtesë prej 120 ditësh, Presidenti Sejdiu  ripërsëriti tri parimet e institucioneve dhe popullit të Kosovës, për Pavarësinë e Kosovës si opsioni i vetëm dhe i paalternativë, për pacenueshmërinë territoriale të Kosovës, si dhe për pakon e Presidentit Ahtisaari si dokument i mbyllur dhe i pranuar si i tillë nga institucionet e Kosovës.