PRESIDENTI SEJDIU PRITI SHEFIN E UNMIK-ut, z. JOACHIM RUCKER

Prishtin????????â?š????«, 27 qershor 2007 - Presidenti i Kosov????????â?š????«s, dr. Fatmir Sejdiu, u takua me P????????â?š????«rfaq????????â?š????«suesin Special t????????â?š????« Sekretarit t????????â?š????« P????????â?š????«rgjithsh????????â?š????«m t????????â?š????« OKB-s????????â?š????« n????????â?š????« Kosov????????â?š????«, z. Joachim Rucker.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës dhe veçanërisht për përgatitjet që po bëhen për fazën e tranzicionit.
 
Presidenti Sejdiu dhe z. Rucker shprehën besimin e plotë në angazhimin e vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare në procesin për definimin e statusit politik të Kosovës, duke mbështetur Propozimin Gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, përkatësisht pavarësinë e Kosovës.

Në këtë kuadër, u bisedua veçanërisht për angazhimin që ka të bëjë me nxjerrjen sa më të shpejtë të një Rezolute të përbashkët në Këshillin e Sigurimit.

Po kështu, u vlerësua lartë kontributi i institucioneve, subjekteve politike dhe i qytetarëve të Kosovës në stabilitetin e përgjithshëm të vendit si kusht i rëndësishëm i dëshmimit të Kosovës në gatishmërinë e saj që t’i bashkëngjitet familjes së vendeve të lira dhe sovrane, me garancitë e saj për të ardhmen e përbashkët dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve të saj.