Presidenti Sejdiu priti shefin e OSBE-së, z. Tim Guldimann

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot ambasadorin Tim Guldimann, shef i Misionit të OSBE-së, me të cilin bisedoi për format e reja të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe këtij misioni, veçmas në periudhën vijuese pas 15 qershorit, kur do të hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Presidenti Sejdiu kërkoi nga shefi i OSBE-së, që ky institucion të ruajë gjithë dokumentacionin dhe materialet e tjera nga zgjedhjet e mëparshme në Kosovë, në mënyrë që gjeneratat e ardhshme të kenë pasqyrë më të qartë për proceset demokratike nëpër të cilat ka kaluar Kosova.