Presidenti Sejdiu priti kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj

Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, priti sot në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), z. Ramush Haradinaj, me të cilin bisedoi për gjendjen e përgjithshme në Kosovë dhe për rolin e partive politike parlamentare në zhvillimet demokratike të jetës institucionale në vendin tonë.

Presidenti Sejdiu dhe kryetari i AAK-së biseduan për procesin e rikonfigurimit të UNMIK-ut dhe për nevojën e përfundimit sa më të shpejtë të tij.
Në takim u bisedua për procesin e njohjeve ndërkombëtare të Republikës Kosovës dhe nevojën e bashkëpunimit me të gjithë faktorët, vendorë dhe ndërkombëtarë, që mund të kontribuojnë bashkë me institucionet e Kosovës.