Presidenti Sejdiu priti komandantin e TMK-së, gjeneral Sylejman Selimin

Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, mori sot urimet më të përzemërta nga gjeneral Sylejman Selimi, komandant i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, me rastin e rizgjedhjes së tij President i Kosovës.

Gjatë takimit u bisedua për proceset e transformimit të TMK-së. Gjeneral Selimi tha se janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, në një punë të përbashkët me strukturat ndërkombëtare, për të krijuar një forcë mbrojtëse, e cila do të jetë në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

Presidenti Sejdiu ritheksoi mbështetjen e tij për këtë strukturë, duke thënë se Kosovës i nevojitet një forcë moderne mbrojtëse, në përputhje të plotë me kriteret dhe parametrat e e NATO-së.