Presidenti Sejdiu priti familjen Rugova

Presidenti Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, priti sot familjen Rugova, së cilës i shprehu edhe një herë respektin e veçantë për Presidentin historik, dr. Ibrahim Rugova.

“Presidenti Rugova ka qenë dhe mbetet simbol i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe si i tillë do të përkujtohet gjithmonë nga brezat e ardhshëm të vendit tonë”, theksoi Presidenti Sejdiu, i cili, me këtë rast, i dha familjes Rugova mostrën e Medaljes së Artë për Paqe, Humanizëm dhe Demokraci “Dr. Ibrahim Rugova”.