Presidenti Sejdiu priti ambasadorin e Sllovenisë, z. Vojko Volk

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadorin e Republikës së Sllovenisë në Kosovë, z. Vojko Volk, i cili në emër të Presidentit slloven, z. Danilo Türk shprehu edhe një herë mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për Kosovën.

“Sllovenia do ta mbështesë politikisht dhe ekonomikisht Republikën e Kosovës, si dhe do ta ndihmojë atë edhe në proceset e integrimit të saj në institucionet ndërkombëtare”, theksoi ambasadori Volk.