Presidenti Sejdiu priti ambasadoren e Çekisë, znj Janina Hrebickova

1 qershor. - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot ambasadoren e Republikës së Çekisë në Prishtinë, znj. Janina Hrebickova, të cilën e falënderoi për mbështetjen që Çekia, si kryesuese e radhës e Bashkimit Evropian, u ka dhënë institucioneve të vendit tonë gjatë këtyre muajve të mandatit udhëheqës çek.

Presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar për
Përmbushjen e standardeve demokratike për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në strukturat e tjera euroatlantike dhe pret që edhe në të ardhmen të ketë mbështetjen e plotë të Çekisë.

Ndërsa, ambasadorja Hrebickova tha se Republika e Çekisë është mbështetëse e fuqishme e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Gjatë mandatit të saj udhëheqës në BE, në bashkëpunim me partnerët e saj, Çekia është angazhuar për intensifikimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës”, theksoi znj.

Hrebickova, duke shprehur bindjen se BE-ja do të vazhdojë edhe më tej këtë kurs.