Presidenti Sejdiu priti Admiralin Fitzgerald

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Mark Fitzgerald.

Presidenti Sejdiu falënderoi për përkrahjen e NATO-s për Kosovës, duke theksuar se ndjenja e qytetarëve të vendit tonë për forcat e KFOR-it është e veçantë. Ndërsa Admirali Fitzgerald ritheksoi edhe një herë mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.