Presidenti Sejdiu ngushëllon familjen Gutaj

Presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, i ka shprehur ngushëllime z. Ali Gutajt dhe familjes së gjerë Gutaj nga Gjakova, katër anëtarë të së cilës, Sadete Gutaj, 30-vjeçe, dhe tri vajzat e saj, Diella (10), Hajria (3) dhe Dafina (1), vdiqën dje në Tiranë, si pasojë e asfiksimit nga tymi pas një zjarri që kaploi banesën e tyre.

Në telegramin e ngushëllimit të Presidentit Sejdiu thuhet:

E nderuara familje Gutaj

Ju lutem që t’i pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të më të dashurve tuaj. Tragjedia juaj familjare na ka tronditur rëndë ne dhe çdo familje shqiptare në Kosovë dhe kudo në botë. Prandaj, në këto çaste pikëllimi, ju ftoj të bëheni të fortë dhe ta tejkaloni me dinjitet këtë sfidë të rëndë jesore me të cilën jeni përballur.